
Szunyogu takohet me guvernatorin e BQK-së, bisedojnë për ndalimin e dinarit në Kosovë
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pas vendimit për ta ndaluar qarkullimin e dinarit serb nga 1 shkurti i këtij viti.
Përmes një shkrimi në platformën “X”, Szunyog ka njoftuar se të martën është takuar me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili me të cilin kanë diskutuar edhe për ndryshimin e rregullores.
“Takova guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili dhe diskutuam për rregulloren e ndryshuar për operacionet me para të gatshme, e cila rregullon edhe procesin e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara”, ka shkruar ai.
Zyrtari i BE-së, ka thënë se e ka pyetur guvernatorin e BQK-së se si do të mund të ndikojë kjo në jetën e zonave me shumicë serbe, dhe po ashtu, ka thënë se ka shumë pak kohë për përshtatje para se të hyjë rregullorja në fuqi.
“Pyeta si do të zbatohet pasi që pritet të ndikojë veçanërisht në jetesën e qytetarëve në zonat me shumicë serbe. Shprehet shqetësimi për faktin se ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores”, ka shkruar ai.
Met the Governor of #Kosovo's Central Bank, Ahmet Ismaili & discussed the amended regulation on Cash Operations, which also regulates the process of handling and withdrawal from circulation of euro banknotes and coins and other currencies suspected of being counterfeit (1/2). pic.twitter.com/J2iKqM8BX8
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) January 23, 2024