Szunyogu takohet me Krasniqin, flasin për rolin e opozitës në marrëveshjen Kosovë-Serbi
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Szunyogu në “Twitter”, ka treguar se me Krasniqin ka diskutuar në lidhje me mbështetjen e opozitës për zbatimin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.
“U takova sot me PDK-në, Memli Krasniqi & Abelard Tahiri për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe funksionimin efektiv të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.
Kujtojmë se Krasniqi ka thënë se marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euroatlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar.
Met today with #PDK's @MemliKrasniqi & Abelard Tahiri to discuss the opposition's support for the immediate implementation of the Agreement on the path to normalisation between 🇽🇰#Kosovo & 🇷🇸#Serbia➡️ https://t.co/HX99PkG81R, and the effective functioning of the 🇽🇰 Assembly. pic.twitter.com/XmVaqTly7K
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 21, 2023