Szunyogu: Thellësisht i pikëlluar nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë

25 qershor 2023 | 14:54

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka ngushëlluar familjen nga Peja, e cila ka humbur dy anëtarë të saj në vërshimet e mbrëmshme.

Ai përmes një postimi në “Twitter” u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga vërshimet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe rindërtim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reaguesit e parë, policinë dhe FSK-në”, ka shkruar Szunyog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se…