Szunyogu viziton sot veriun e Kosovës

07 qershor 2021 | 08:58

Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, do ta vizitojë veriun e Kosovës.

Sipas njoftimit të zyrës së BE-së, ai do të marrë në pjesë në ceremoninë e dorëzimit të tetë kamionëve për mbledhjen e mbeturinave në objektet e NP “Standard” Mitrovica Veriore, duke filluar nga ora 11:10.

Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, po ashtu merr pjesë në aktivitetin e pastrimit vullnetar në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, duke filluar nga Ura Dudin Krs, Çesmin Llug, Mitrovicë e Veriut, për të vazhduar në Zveçan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa bota po bëhet gati që të udhëtojë sërish, Evropa po…