Szunyogu viziton veriun: Zhvillimet e fundit paraqesin rrezik për njerëzit që jetojnë në këtë pjesë

03 tetor 2023 | 15:53

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog ka qëndruar për vizitë në veri të Kosovës.

Szunyogu ka shkruar në platformën “X”  se gjatë kësaj vizite ka dëgjuar qëndrime të ndryshme për situatën aktuale.

Në një vizitë në veri të Kosovës, dëgjova qëndrime nga perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj dhe për rajonin e gjerë”, ka shkruar  Szunyogu.

Ai është shprehur se të dyja palët duhet të japin kontribut në uljen e tensioneve.

“Theksova rolin dhe rëndësinë që kanë akterët lokalë në kontributin në uljen e tensioneve në këtë moment kritik”, ka shkruar Szunyog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Pavarur i Mediave i Kosovës (KPM) u ka…