Szuynyog: Kosova e ka vendin në BE, marrëdhëniet tona do të thellohen

17 gusht 2022 | 08:23

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në rrjetin social “Facebook” bëri me dije aktivitetin e zyrës së BE-së në Kosovë, duke shprehur mirënjohje për mediet e Kosovës.

“Sot në mbrëmje ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, mirëpriti dhe falënderoi mediet  e Kosovës dhe përfaqësuesit e vendeve evropiane dhe Zyrës së EULEX-it në Kosovë, të cilët na u bashkuan sonte në mbledhje joformale verore” u shpreh Szuynyog.

Ai shtoi se ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për një mori temash dhe zhvillimesh relevante për Kosovën dhe rajonin.

Më tej, ambasadori i BE-së bëri me dije se BE mbetet partneri i besueshëm i Kosovës, ofruesi më i madh i ndihmës financiare, dhe partneri më i madh tregtar.

“Kosova e ka vendin në BE, kurse marrëdhëniet tona vetëm sa do të vazhdojnë të rriten e thellohen”, thuhet në postimin në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zonja e Parë e ShBA-së, Jill Biden, ka rezultuar pozitive…