Ta fyesh një nënë të sëmurë e LV-ja të heshtë, tregon për mendësinë e organizatës
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar pas deklaratës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila u shpreh me fjalë të rënda për nënën e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj e heronjëve Shkelzen dhe Luan Haradinaj.
Kuçi, përmes një shkrimi në Facebook, e ka dënuar atë gjuhë, duke thënë se mosdistancimi i Lëvizjes Vetëvendosje nga deklarata e Pacollit, tregon se nuk është problem tek një mendësi e një individi, por komplet organizatës.
Postimi i plotë:
Nga piedestali “i lartë“ i moralit dhe etikës që e vendos veten e ke shumë të lehtë të gjykosh dhe pa asnjë pikë ndjeshmërie të fyesh një nënë të sëmurë e të fshehësh hipokrizinë përbrenda partisë tënde.
Fjalët e pista të Fitores e mosreagimi i VV-së na tregon qartë që këtu nuk bëhet fjalë për një individ por për një organizatë me të njëjtën mendësi.