Ta martën zhvillohet ndeshja Prishtina – Gjilani
29 mars 2021
| 11:15
Ndeshja e mbetur e xhiros së 26-të e Superligës së Kosovës në futboll në mes të Prishtinës dhe Gjilanit është vendosur të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo ndeshje do të luhet nga ora 15:00, kanë njoftuar të dyja skuadrat. Prishtina është në vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa një pozitë më poshtë është Gjilani me 36 pikë.