Do ta rrisim ndikimin e ekonomisë digjitale
27 dhjetor 2017
| 07:11
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka bërë me dije se kjo ministri do ta rrisë ndikimin e ekonomisë digjitale në vend.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ekonomia digjitale është e ardhmja ekonomike e vendit, duke u zotuar se do t’i mbështesë fuqishëm idetë e reja.
Beqaj ka treguar se në vitin 2018 do të ndërtohet në Prishtinë një qendër e fuqishme e inovacionit dhe ndërmarrësisë.
Në këtë intervistë ministri Beqaj ka shprehur rezervat e tij për vendimin e qeverisë për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit.
Sipas tij, një veprim i tillë dëmton konkurrencën në treg.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)