A do ta sfidojë Softolli për postin e kryetarit të Rinisë së PDK-së në Podujevë Zejnullahun?
Floreta Zejnullahu ka shpallur kandidaturën për kryetare të Rinisë Demokratike të Kosovës në Podujevë.
Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka folur rreth punës që do ta bëjë në rast se merr këtë post.
“Unë do t’i prijë rinisë dhe do të angazhohem me gjithë qenien time drejt fuqizimit dhe përfaqësimit të saj në frymën e vizionit të Dekadës së Re. Të dashur kolegë bashkëpartiak, unë pres përkrahjen tuaj në këtë rrugëtim të përbashkët për të përmbushur ëndrrën tonë të krijimit të Kosovës që duam”, ka shkruar Floreta Zejnullahu.
Ndërkaq në anën tjetër edhe Argjend Softolli ka folur për procesin zgjedhor të Rinisë së PDK-së.
Edhe ky përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se është shumë e rëndësishme që të rinjtë e Podujevës të përfshihen në procesin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Struktura rinore është mënyra më e mirë për të zhvilluar punën rinore. Ato duhet të reflektojnë interesat e të rinjëve të përfshirë dhe të jenë në një linjë me programin e partisë”, ka shkruar Softolli.
Ai ka theksuar se Dekada e Re siguron mundësi të shkëlqyera për të rinjtë, veqanërisht politikbërjen dhe vendimmarrjen, zhvillimin e iniciativave të përbashkëta për përmirësimin e arsimit, punësimit dhe jetës social-kulturore të të rinjëve.
“Bashkë do ta jetësojmë Dekaden e re”, ka shkruar Softolli, i cili ka lënë të kuptohet se mund të jetë kandidat për kryetar të Rinisë së PDK-së në Podujevë.