TA VENDOSIM NË PLAN TË PARË VIZIONIN E TIJ
Tribuni kombëtar e patrioti Ramiz Cernica me veprimet patriotike të bëra para, gjatë e pas luftës së II-të, botërore ka tregu që është trim e patriot, por edhe vizionar.
Ai me veprimet e bëra atë kohë deisa ishte kryetar i Komunës e tejkalonte kohën që jetonte dhe kishte objektiva të kjarta demokratike ngase i respektonte të gjithë, pa dallim nacionaliteti edhe pse kombi ynë vritej e persekutohej pambarim.
Tribuni ynë Cernica nuk u hamend asnjëherë edhe pse i rrezikum skajshmërisht nga çetnikët e komunistët për ti mbrojtur interesat tona nacionale (sot është leht me folë e vepru).
I kam përcjellë me shumë vëmendje (për aq sa kam pas kohë), debatet që shtatorja e tijë të ketë apo mos të ketë plis.
Te dy propozimet janë të drejta, unë krenohem me plisin tonë por megjithat duke i analizu veprimet e tija posaqërisht pas luftës unë mendoj që mesazhin më të madh shtatorja do të përqonte tek masa e posaqërisht tek faktori ndërkombëtar nëse vendoset pa plis ngase në këtë formë ai e tejkalon prapambeturinë tonë (që me dashje na e kan sjellë armiqtë).
Ashtu si ka dalë, shqiponjë sypatrembur, vizionar dhe i moderuar para delegatve në Kuvendin e Prizrenit -1945 ashtu le të del I vendosur në shtatore për nesër e për të ardhmen-ta vendosim në plan të parë vizionin e tijë!
Ju lutem ta analizoni shkrimin dhe qëllimin e shkrimit tim pse propozoj kështu në kuptim shumëdimenzional…
Zoti e bekoftë tribunin tonë popullor Ramiz Cernica!
Kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës”
Prishtinë, 22.08.2023!