​Tabela e Superligës pas xhiros së 10-të

22 tetor 2023 | 17:22

Edhe pse me një ndeshje më pak të zhvilluar, Ballkani mbetet lider i Superligës së Kosovës në futboll me 23 pikë pas 10 xhirove të zhvilluara.

Skuadra nga Suhareka ndiqet nga Drita që ka dy pikë më pak pas fitores në derbin e javës kundër Llapit me rezultat 1-0.

Pikërisht skuadra e trajneri Tahir Batatina është në vendin e tretë me 19 pikë, e pasuar nga Prishtina me 13 pikë dhe Malisheva me 12, aq sa ka edhe Dukagjini në pozitën e gjashtë.

Katër vendet e fundit mbahen nga Gjilani me 11 pikë, Feronikeli 11, Liria gjashtë dhe Fushë Kosova e fundit me pesë pikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi”, u arrestua Lis…