Tadiqi: Paraqitja e Vuçiqit në medie rreth masave për Kosovën ishte tragjikomike
Boris Tadiq, ish-presidenti serb, ka thënë se problemi më i madh i Serbisë rreth çështjes së Kosovës, është se për 12 vjet është ndërtuar një realitet të rremë nën sundimin e Aleksandër Vuçiqit.
Sipas tij, Lista Serbe është një organizatë sintetike. “E cila sipas misionit është dashur t’i bashkojë të gjitha të tjerat dhe që nuk ekziston tjetër, ata e kanë pasur atë dominim”, thotë Tadiq, duke shtuar se në krye janë vënë njerëzit që janë arrestuar në kohën e ish-qeverisjes të asaj organizate.
Ai ka thënë se i ka thënë Angela Merkelit se shpërbërja e institucioneve serbe në Kosovë janë vija të kuqe.
“Ky është një moment tragjik për mua. Ky është fundi i një etape dhe mund të jetë fillimi i një tjetri. Kur dikush më pyet se çfarë mund të bëhet tani, është ndryshimi i kësaj qeverie dhe ndoshta të mendoj përsëri për planin tim prej katër pikash që propozova”, tha Tadiq.
Tadiq sugjeroi “të ndërmerrni veprime” dhe se gjëja më e rëndësishme është të mos dorëzoheni.
Tadiq thotë se është “marrëzi e pabesueshme” të përmendet si masë shpallja e zgjedhjeve në Kosovë, por që është kërkesë.
Më pas ai renditi masat duke thënë se paraqitja e Vuciqit në media ishte “tragji-komike”.
Tadiq më pas zbuloi se çfarë po bënte në Rumani në vitin 2008, kur u shpall pavarësia në Prishtinë. Siç thotë ai, ishte në një takim me presidentin e atëhershëm rumun.
“Në Rumani fola me Basheskun, i cili tha se dëshiron të inicojë veprime në Bashkimin Evropian për Kosovën. Unë shkova në shtëpinë e tij, qëndrova dy orë dhe u ktheva menjëherë, ndërsa kishte demonstrata dhe djegie ambasadash”, tha Boris Tadiq.