Tadiqi: Situata në veri, rezultat i interesit paraelektoral të Kurtit dhe Vuçiqit
29 shtator 2021
| 13:14
Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se situata në veri të Kosovës është rezultat i interesit paraelektoral të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, dhe jo interes i qytetarëve të zakonshëm.
“Esenca e situatës në veri është qëllimi i Kurtit dhe Vuçiqit për zgjedhjet që i presin në Kosovë dhe Serbi”, ka thënë Tadiqi për gazetën “Danas”, shkruan “GE”.
Ai ka thënë se nuk do ta lejonte çështjen e targave të veturave të mbetej e pazgjidhur.
“Unë nuk do ta përdorja ushtrinë për shkak të një çështje siç janë targat e veturave dhe nuk do t’i frikësoja qytetarët me një persekutim të ri. Kjo është e turpshme dhe qyqare”, ka thënë ish-presidenti i Serbisë.