Taekwondistët e Kosovës rrëmbejnë dy medalje evropiane
14 dhjetor 2020
| 15:40
Dy të bronzta është bilanci i medaljeve të fituara nga taekwondistët e rinj të Kosovës në Kampionatin Evropian për kadetë, që u mbajt gjatë fundjavës në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.
Jon Gashi dhe Elion Agushi u ngjitën në podium, në kategoritë 61 kilogramë, përkatësisht 57 kg. Agushi mposhti rumunin Stefan Agrisan, ndërsa u mposht në gjysmëfinale nga Fahrudin Adiloviq i Bosnje e Hercegovinës.
Gashi triumfoi ndaj polakut Mikolai Sokolowski, për t’u ndalur më pas në gjysmëfinale. Në Evropian mori pjesë edhe Orion Oseku, i cili përkundër se dha maksimumin u mposht nga maqedonasi Andrej Vasilevski, në kategorinë -41 kg.