Taekwondisti Arbër Bajra, i kualifikuar i parë për Lojërat Evropiane 2023  

10 mars 2023 | 13:51

Taekwondisti Arbër Bajra, është sportisti i parë i kualifikuar nga Kosova në Lojërat Evropian, që prej 21 qershor deri më 1 korrik mbahen në Krakovia dhe Malopolska të Polonisë.

Konfirmimi për Bajrën ka ardhur nga Komiteti Olimpik i Evropës dhe Unioni Evropian i Taekwondosë. Bajra do të garojë në kategorinë deri në 80 kilogramë. Sportistët e taekwondosë kualifikohen për në LE 2023, bazuar në renditjen e Federatës Botërore të Taekwondosë, ndërsa nga një Komitet Olimpik Kombëtar kualifikohet vetëm një për kategori.

Garat e taekwondosë në Lojërat Evropiane 2023 janë edhe kualifikuese për Lojërat Olimpike Paris 2024. Krahas taekwondosë, KOK-u pritet të përfaqësohet edhe me sporte tjera, disa prej të cilave llogariten edhe si Kampionate Evropiane dhe kualifikuese për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "EUROPEAN TAEKWONDO Con KRAKÓWMAŁOPOLSKA KRAKÓW MAŁOPOLSKA EG2O23 dEUROPEAN GAMES TAEKWONDO 90 Simone Alessio (ITA) Richard Andre Ordemann (NOR) Apostolos Telikostoglou (GRE) Jon Cintado Arteche (ESP) Aleksandar Radojkovic (AUT) Ismael Bouzid Souihili (FRA) Huseyin Kartal Kartal(TUR) Edi Hrnic (DEN) Kostiantyn Kostenevych (UKR) Julio Ferreira (POR) Aleksandr Filippov (ISR) Arber Bajra (KOS) Christos Achilleos (CYP) QUALIFIED MEN -80 Kg 文 EUROPEAN EUROPE"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid po mendon të realizojë dy transferime të fuqishëm…