Tah: Jemi të barabartë me Bayernin

04 mars 2025 | 14:40

Futbollisti i Bayer Leverkusen, Jonathan Tah doli në konferencë para ndeshjes ndaj Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve.

“Bayern? Një skuadër e nivelit më të lartë, me shumë eksperiencë në këtë kompeticion. Sigurisht që do të jenë dy ndeshje shumë të ndryshme. Me siguri do të ketë momente në të cilat kundërshtari ndoshta do të ketë më shumë kontroll mbi lojën. Ne duhet të tregojmë se mund të presim në mbrojtje. Të dyja skuadrat i shoh në një nivel absolutisht të barabartë dhe për mendimin tim, dy skuadrat më të mira gjermane janë përballë njëra-tjetrës, me futbollin më të bukur”, ka thënë Tah.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk i ka pëlqyer faktin…