Tah: Rudigeri është qendërmbrojtësi më i mirë në botë

27 nëntor 2024 | 16:48

Mbrojtësi i Gjermanisë dhe Bayer Leverkusen, Jonathan Tah, ka zgjedhur Antonio Rudiger si qendërmbrojtësin më të mirë në botë.

Tah është përmendur për një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu” verën e ardhshme.

Në një intervistë të dhënë për GOAL, gjermani është pyetur se cili është mbrojtësi më i mirë në botë. Ai ka thënë: “Qendërmbrojtësi më i mirë në botë aktualisht? Antonio Rudiger”.

Tah dhe Rudiger kanë luajtur 18 ndeshje bashkë me kombëtaren gjermane. Ata kanë humbur vetëm katër nga ato ndeshje.

Real Madrid është në kërkim të një qendërmbrojtësi pas dëmtimit të pësuar nga Eder Militao, i cili ka mbyllur sezonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njerëzit e zhvendosur nga Libani jugor po kthehen në shtëpi…