Tahir i PDK-së: Qeveria po mundohet t’i kapë mediet, gjyqësorin dhe administratën publike

27 qershor 2024 | 14:12

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se qeveria po mundohet t’i kapë mediet, gjyqësorin dhe administratën publike.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë pasi partitë opozitare janë larguar nga seanca e sotme e Kuvendit.

“Nuk mund të vazhdonim të qëndronim në seancën e sotme të Kuvendit ku po tentohej të kaloheshin tri projektligje që rrezikojnë lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike të zyrtarëve publikë”, ka thënë Tahiri.

Largimi i opozitarëve ka ardhur pasi nuk janë marrë parasysh rekomandimet e tyre rreth projektligjit për KPM-në, KPK-në dhe administratën publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të enjten Komunën…