Tahiri: 21 familje në Vushtrri janë në vetizolim

07 qershor 2020 | 23:46

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se 21 familje janë në vetizolim si pasojë e koronavirusit.

“Komuna e Vushtrrisë përmes Kryqit të Kuq, gjatë vikendit ka vizituar familjet që janë në vetizolim për shka të infektimit me Covid 19”.

 

 

“21 familje gjithsejtë janë vizituar, 4 nga këto nuk i kanë pranuar pakot ushqimore dhe higjienike, duke deklaruar që nuk kanë nevojë, shembull për solidaritet, ndërsa 2 familje kanë mbetur të vizitohen te hënën”.

“Të dashur qytetarë, pakujdesia e një individi këtu e 1 muaj më herët, ka bërë që virusi të përhapet tek kaq shumë njerëz, vetëm në dy familje të mëdha janë mbi 50 të infektuar. Ata kanë shpërndarë virusin në mesin e familjarëve të tyre duke mos ditur që e kanë virusin sepse nuk kanë pasur simptoma”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rasteve të reja dhe rritjes së numrit të infektuarve…