Tahiri: AAK-ja është e shqetësuar për kapjen institucioneve të pavarura
18 qershor 2021
| 14:54
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se janë të shqetësuar me tendencën e kapjes dhe shkarkimet e institucioneve të pavarura nga Qeveria Kurti.
“AAK-ja është jashtëzakonisht e shqetësuar me tendencën e kapjes dhe shkarkimet e institucioneve të pavarura. Kërkesa ime është që çfarë do shkarkimi të jetë mbi një baze të një vlerësimi të performancës dhe jo mbi baza politike”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Tahiri ka thënë se nga mbledhja e Kryesisë ka kërkuar që të ndalen praktikat e uzurpimit të institucioneve të pavarura.
“Kërkova që të ndalohet praktika e uzurpimit dhe marrjes së pavarësisë së këtyre institucioneve në emër të demokracisë”, ka deklaruar Tahiri.