Tahiri: AAK-ja vazhdon bojkotin deri në themelimin e Komisionit Hetimor
21 prill 2022
| 13:18
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë partie opozitare kanë kërkuar që të votohet Komisioni Hetimor për çështjet e energjisë elektrike.
Ai ka thënë se qëndrimi i AAK-së është se pa u votuar ky komision, nuk do të marrin pjesë në asnjë votim.
“Sapo përfundoi mbledhja e kryesisë. Siç pritej diskutimi kryesor ishte rreth krijimit të komisionit hetimor. Qëndrimi i AAK-së është kërkesa për komision hetimor për çështje të energjisë. Është e habitshme dhe e pakuptimtë dhe zgjon kureshtje se cila është arsyeja që LV-ja e kundërshton themelimin. Çka janë duke fshehur”, ka thënë Tahiri.