Tahiri: Absurde, qeveria vendos ta shuajë Agjencinë për efiçencë të energjisë

02 gusht 2022 | 15:38

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta shuajë Agjencinë për Efiçencë të Energjisë.

Sipas Tahirit, ky është një vendim absurd në kohën kur e gjithë bota po angazhohet për efiçiencën dhe bën programe specifike në këtë drejtim.

“Edhe një vendim absurd, qeveria vendos ta shuajë Agjencinë për Efiçencë të Energjisë. Në kohën kur i gjithë globi po angazhohet për efiçiencën e energjisë dhe bën programe specifike në këtë temë, Qeveria e Kosovës, sot, ka sjellë një ligj për racionalizimin e agjencive, ku rekomandon që të shuhet Agjencia për Efiçencë të Energjisë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se qeveria e vendit duhet të diskutojë rikthimin e Ministrisë së Energjisë e lëre më të shuhet një agjenci. “Kundërthënia bëhet edhe më e madhe, ngase e gjithë agjenda e Qeverisë lidhet me konceptin e efiçencës. A mund të tregojë dikush se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë? Në veçanti, duke e ditur se kriza energjetike dhe koncepti i energjetikës është kah thellohet. Vendet përkatëse, kanë paraqitur masat e subvencionimit, nisur nga pajisjet efiçente të ngrohjes, lëndëve djegëse, ulja 3-4 gradë e temperaturave në Austri në rrjetet e ngrohjes qendrore, e deri tek ndërrimi i shiritave izolues të dyerve dhe dritareve. Në esencë qeveria e vendit duhet të diskutojë rikthimin e Ministrisë së Energjisë, e lëre më të shuhet një agjenci, që qëllimin e vetëm e ka efiçencën e energjisë. Në Komision për Administratë Publike e kundërshtova këtë ligj”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e derivateve Petrol Company, vazhdon me ofertat e saj…