Tahiri: Administratës shtetërore me ligj i është garantuar pavarësia dhe integriteti (Video)
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se administratës shtetërore me ligj i është garantuar pavarësia dhe integriteti
Ai përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka postuar edhe një video ka theksuar se pakoja ligjore e reformës paraqet reformë më të gjerë dhe më gjithëpërfshirëse në administratë të funksionimit dhe llogaridhënies së organeve dhe agjencive publike dhe reformën në paga.
“Kërkohet zbatimi i plotë dhe i përpiktë nga administrata shtetërore; Administrata shtetërore tashmë ka barazi në pagë dhe funksion; I është dhënë fund manipulimit me konkurse dhe vlerësimit të ndikuar të kandidatëve”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se administrata publike është themel i zhvillimit të shtetit, asaj i është garantuar pavarësia dhe integriteti, pavarësisht ndryshimeve të partive e koalicioneve në qeverisje. 100% integritet dhe pavarësi për administratën shtetërore, 100% barazi në pagë dhe funksion. 100% KOSOVA. 100% SHTET”, ka shkruar Besnik Tahiri.
https://www.facebook.com/besniktahiri64/videos/416797775860599/