Tahiri: Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, e dobëson Kosovën
13 qershor 2023
| 22:35
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Tahiri ka thënë se anulimi i kësaj mbledhje, e dobëson Kosovën.
“Lajmi për anulimin e takimit në mes të dy qeverive pa asnjë dyshim e dobëson Kosovën dhe njëkohësisht na tregon se sa serioze është situata aktuale në vend, përditë e më keq!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në “Facebook”.