![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/FB_IMG_1644482183632.jpg)
Tahiri arrin rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore
10 shkurt 2022
| 09:37
Albin Tahiri i 15-ti, arrin rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore.
Albin Tahiri ka zënë vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi. Në lëshim ishte i 22-ti.
Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe poashtu rezultati më i mirë për Kosovën.
Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom. KOK-u përgëzon Tahirin për renditjen