Tahiri: As 20 për qind e agjendës së Kuvendit nuk është përmbushur

21 dhjetor 2021 | 17:10

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se as 20 për qind e agjendës së Kuvendit të Kosovës  nuk është përmbushur.

Dështim të Kuvendit, ai e ka quajtur këtë performancë, duke shtuar se kjo është e dëmshme për vendin.

“Kemi pasur shumë dështime nga Kryesia e shumë dështime të votimeve, as 20 për qind e agjendës nuk është përmbushur, kjo është e dëmshme”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa kur është pyetur për nënshkrimin e pesë marrëveshjeve gjatë ditës në kuadër të iniciativës rajonale “Ballkani i hapur”, ai ka bërë apel që të kihet kujdes në këtë drejtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…