Tahiri: Asociacioni është punë e Kurtit, ka ardhur në pushtet duke e kundërshtuar
20 tetor 2022
| 14:31
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me një dokument që është duke qarkulluar në media për Asociacioni e komunave me shumicë serbe.
Tahiri ka thënë se asociacioni është punë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka ardhur në pushtet duke e kundërshtuar atë.
“Emisari amerikan Escobar kërkoi nga Kurti përgjigje për asociacionin, ky dokument ka dal sot në media. Për shumë media që me kanë shkruar sot për ta komentuar, përgjigja ime është kjo: Asociacioni është punë e Kurtit, ka ardhur në pushtet duke e kundërshtuar, tani atë duhet ta pyesni”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.