Tahiri: Bashkimi i LDK-së me UÇK-në në Rambuje bëri të mundur kthesën e madhe, krijuam dy shtete shqiptare

06 shkurt 2024 | 15:37

Ish-anëtarja e delegacionit të Kosovës në konferencën e Ramujesë, Edita Tahiri,  ka vlerësuar lartë unitetin e faktorit politik shqiptar që kishte arritur në atë kohë.

Ajo ka bërë me dije se bashkimi i LDK-së me UÇK-në në këtë konferencë kishte bërë pranimin e kësaj marrëveshje, e cila solli intervenimin e NATO-s.

Tahiri ka shkruar se ky veprim e kishte bërë të mundur kthesën e madhe.

“Bashkimi LDK-UÇK e bëri të mundur pranimin e marrëveshjes së Rambujesë – bëmë kthese në historinë e Kosovës, fuqizuam gjeopolitikën kombëtare, i bëmë dy shtete shqiptare”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”, duke ia bashkangjitur këtij shkrimi edhe fotografinë me Hashim Thaçin, lider i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka përmbledhur vizitën e ministrit…