Tahiri: BE-ja duhet t’i kthejë porositë edhe kah Beogradi
15 nëntor 2022
| 10:47
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka porositur përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell që të jetë i zëshëm edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Tahiri ka thënë se Vuçiqi është duke bërë një agresion ndaj Kosovës përmes strukturave kriminale.
“Porositë s’janë të barabarta. BE-ja shihet qartë që s’i ka porositë e ekuilibruara si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. Duhet ta kthejë edhe kah Beogradi sepse është duke e destabilizuar Kosovën me agjendë ruse”, është shprehur Tahiri në një konferencë për media.
Më tutje, Tahiri ka thënë se për AAK-në, fokusi duhet të jetë në marrëveshjen finale për njohje reciproke dhe se sipas tij, çdo veprim tjetër është humbje kohe.