Tahiri, BE-së: Edhe sa kohë do ta toleroni Serbinë me politikën e saj hipokrite

05 dhjetor 2022 | 23:36

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë samiti i së martës në Tiranë i BE-së me Ballkanin Perëndimor duhet ta ndalë hipokrizinë e Serbisë.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se edhe sa kohë BE-ja do ta tolerojë Serbinë me politikën e saj hipokrite “edhe me Rusinë edhe me perëndimin”.

“Është koha që BE-ja të jetë e prerë me Serbinë, ta ndal hipokrizin e saj për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon. Samiti nesër në Tiranë duhet ta zgjidh këtë çështje, nder shumë çështje që ngarkojnë Ballkanin kjo është çështja e parë që duhet zgjidhur!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,…