Tahiri, Bislimit: Do ta ndalim mashtrimin e Qeverisë

20 janar 2022 | 12:04

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili iu drejtua atij dhe deputetëve të opozitës se janë duke gënjyer.

Në seancën e Kuvendit, ai tha se këtë “ofendim” nuk e merr si personal, sipas tij, Bislimi e ka ofenduar vetën.

“Zëvendëskryeministri i cili është edhe profesor universitar del edhe thotë po rreni deputetë. A e dini pse thotë? Kjo për shkak se i kanë humbur argumentet me e mbrojt një kauzë politike që e udhëheq. Ka dështuar dhe mundohet përmes ofendimit ta mbrojë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka deklaruar se do ta ndalin këtë mashtrim të qeverisë.

“Zëvendëskryeministri del thotë po rreni deputetë. Këtë e thotë sepse ka dështuar dhe mundohet që përmes ofendimit të mbroj një kauzë. Shumë shpejt do të vërtetohet se kjo që ju po e thuani është mashtrimi më i madh që po i bëni qytetarëve. Jeni tu dashtë me kamuflua, do ta ndalim këtë nëse jo në Kuvend do ta ndalim me të gjitha mjetet demokratike. Ruaje veten, mos ofendo”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është paralajmëruar që në Kosovë do të ngritet çmimi i…