Tahiri: Bizneset janë prag të falimentimit

12 shtator 2022 | 13:03

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar që zbatimi i Ligjit të Pagave të hyn në fuqi më 1 janar të 2023-s.

Tahiri gjatë një konference për medie, ka treguar se është kërkuar një interpelancë parlamentare për ministrin e Financave, Hekuran Murati, duke shtuar se bizneset në vend janë në prag të falimentimit financiar.

“Ne kemi kërkuar një interpelancë për ministrin e Financave, për arsye se gjendja në sektorin privat është tepër e rënduar, mirëpo jemi pajtuar se çështja e grevës është një temë më rëndësi. Ne si GP i AAK-së nuk mund të sillemi zakonshëm, prandaj ne e mbështesim dhe do ta adresojmë këtë temë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zahije Shala, një grua në të 50-tat nga Malisheva, thotë…