Tahiri: Borelli dhe Lajçaku të japin dorëheqje, BE-ja duhet ta ndëshkojë Serbinë
26 shtator 2023
| 10:48
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borel dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Ajo ka bërë me dije se pas ngjarjeve të fundit në veri, BE-ja duhet të reagoj edhe ndaj Serbisë.
Tahiri në “Facebook” ka shkruar se BE-ja tani duhet ta sanksionojë edhe Serbinë.
“Borelli dhe Lajçaku në çfarë planetin janë, duhet te japin dorëheqje pas sulmit hegjemon të Serbisë ndaj Kosovës. Tash BE-ja duhet ta suspendoj Serbinë e terroristëve nga integrimi evropian; të shkarkojë dy ndërmjetësuesit. Kosovën e ndëshkuan kur bëri gabime, tash pa ndëshkuar Serbinë thirrjet për vazhdimin e dialogut nuk kanë asnjë kuptim”, ka shkruar Tahiri.