Tahiri: Çfarë ka Albin Kurti që nuk e përmend emrin tjetër të asociacionit?
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me kërkesën e ShBA-së për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Çfarë ka Albin Kurti që nuk e përmend emrin tjetër të asociacionit? Siç po duket pas vizitës së zyrtarit të lartë amerikan Chollet, gjërat ndryshuan…”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Gjatë vizitës në Kosovë, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka dhënë mesazh të qartë sa i përket asociacionit.
Ai ka theksuar se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.
“Ne besojmë se Asociacioni është një çështje urgjente, është një çështje urgjente në agjendën e dialogut, ka marrë një rëndësi edhe më të madhe pas ngjarjeve të fundit në veri”, ka deklaruar Chollet.