Tahiri: Çfarëdo veprimi i pamatur nuk mund ta rrezikoj shtetin e Kosovës

02 shtator 2024 | 11:20

Ish kryenegicatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka shkruar për situatën tek Ura e Ibrit.

Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se vendosja apo largimi i trupave të KFOR-it nga Ura e Ibrit ishte porosi për Kosovën dhe Serbinë.

Sipas saj, KFOR-i me mandat e mbron Kosovën aty ku paraqitet rreziku për shtetin e Kosovës.

“Vendimi jonë i madh në konferencën e Rambujes e bëri Kosovën shtet të lire dhe të pavarur dhe nën protektoratin e NATO-s. Në atë kohë kemi pasur presione nga diplomatët që të pranojmë që të vendosen forcat paqeruajtëse të OKB-së në Kosovë, por ne i refuzuam kategorikisht, ishim të prerë se vetëm NATO-n e pranojmë dhe e bëmë realitet. Pra me fjalë tjera çfarëdo veprimi i pamatur ngado që të vjen nuk mund ta rrezikoj shtetin e Kosovës tonë që me mençuri politike, pushkë, diplomaci dhe sakrificën sublime të popullit shqiptar, e fituam shtetin”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Lufta për titullin e konstruktorëve? Për momentin, në të dy…