Tahiri: Debati për anulimin e projektit për gazsjellësin të mbahet sa më shpejtë

26 tetor 2021 | 12:10

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nuk e ka konsideruar si të qëllimshme mungesën e nënkryetarëve të Kuvendit, e cila ka quar në dështimin e mbledhjes e sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka thënë se debati për anulimin e projektit për gazsjellësin duhet të mbahet sa më shpejtë.

“Nuk e konsideroj të qëllimshme pasi nuk kishte mungesë vetëm nga Vetëvendosje por edhe nga partitë e tjera. Për ne si grup parlamentar është jashtëzakonisht me urgjencë që të ndodhë debati parlamentar”, ka deklaruar Tahiri.

Mbledhja e Kryesisë e paralajmëruar për në orën 11:00 ka dështuar pasi nuk kishte kuorum.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas helmimit masiv…