Tahiri: Degradimi i raporteve me ShBA-në, rrugë pa krye në drejtim të gabuar historik për Kosovën
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se degradimi i raporteve me ShBA-në për Kosovën nënkupton rrugë pa krye në drejtim të gabuar historik, politik e shtetëror.
Tahiri në “Facebook” ka shkruar se fotografia e marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës sonë, që sot drejtohet nga Vjosa Osmani e Albin Kurti është “Trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet”.
“Ky është i vetmi tregim që s’kemi besuar e pritur se do ta dëgjojmë ndonjëherë. Por ja që po ndodh e po shpaloset përpara syve tanë. Degradimi i raporteve me ShBA-në, për Kosovën nënkupton një gjë të vetme: Rrugën pa krye në drejtim të gabuar historik, politik e shtetëror. Për këtë gjendje, s’ka koment. Ka vetëm adresë dhe autorë: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, ka shkruar Tahiri.