Tahiri deklarohet pas garës në Lojërat Olimpike Dimërore
07 shkurt 2022
| 17:25
Skitari Albin Tahiri ka garuar në disiplinën e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.
Tahiri përfundoi në vendin e 35-të nga 43 garues, pozita e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore. Atleti kosovar pati kohën 1 minutë e 52.44 sekonda. Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh. Skitari Albin Tahiri është shprehur i kënaqur me atë se ka treguar në garën e parë, raporton “Epoka e re”.
“Vendi i 35-të është më i miri në Lojërat Olimpike deri tani, prandaj jam i kënaqur me rezultatin, por jo edhe me lëshimin. Pres më shumë në kombinimin alpin të enjten dhe shpresoj se do të përfundoj në top 30-she këtë herë”, ka thënë Tahiri.