Tahiri dhe shefi i zyrës së BE-së diskutojnë për ecurinë e zbatimit të reformave shtetërore

15 dhjetor 2020 | 20:04

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog, me të cilin ka biseduar për ecurinë e zbatimit të reformave shtetërore, raporton “Epoka e re”.

“Në takimin e përbashkët me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomáš Szunyog, sot kisha kënaqësinë të diskutojmë lidhur me ecurinë e zbatimit të reformave shtetërore në Kosovë.  Gjatë takimi e informova ambasadorin në lidhje me procesin e finalizimit të Ligjit për Qeverisë pas opinionit të Komisionit të Venedikut, duke konsultuar Zyrën e BE-së dhe akterët e nevojshëm për të adresuar rekomandimet e Komisionit të Venedikut”, ka thënë Tahiri pas takimit.

Ai ka theksuar se pas një të pune të gjatë dhe serioze në Projektligjin për Qeverinë, ku do të përfshihen rekomandimet e Komisionit, Kosova do të ketë një Projektligj të standardit më të lartë perëndimor.

“Po ashtu, diskutuam edhe për luftën kundër korrupsionit, lidhur me këtë e informova ambasadorin se këto ditë do të procedojmë për miratim Strategjinë Kundër Korrupsionit, e cila së bashku me përpjekjet tjera për avancimin e politikave dhe legjislacionit përbënë një qasje të koordinuar për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit”.

“Gjithashtu, diskutuam edhe për reformën e administratës publike, përkatësisht zbatimin e Programit për Reduktimin e Barrës Administrative, Ligjin për Zyrtarët Publik dhe reformën e inspektimeve”, ka treguar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Firenze të Italisë u gjetën dy kufoma të copëtuara…