Tahiri dhe Zyba kapen për kuti të votimit, gati sa nuk rrihen mes vete (video)
05 maj 2022
| 15:00
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka hedhur kutinë e votimit që është vendosur para foltores në Kuvendin e Kosovës, të cilën deputeti i LV-së, Salih Zyba është munduar t’ia hiqte nga duart.
Deputeti i LV-së, Salih Syba, ka ndërhyrë gjë që ka sjellë një përplasje verbale në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Kutia ishte sjellë aty si përgatitje për të votuar për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetues.
Para pauzës, opozita ka nisur veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme, pasi është refuzuar që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimor parlamentar për rrymën.
Ata kanë bërë zhurmë duke goditur me shishe tavolinat e Kuvendit dhe foltoren.