Tahiri: Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës është e thjesht, tri vjet asnjë njohje

10 dhjetor 2023 | 15:09

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke ia adresuar katër “skandale”.

Tahiri, mes tjerash në një konferencë për medie ka përmendur koston e jetesës, rezultatin e testit PISA, qasjen ndaj sindikatave dhe politikën e jashtme.

“Grupi parlamentar i AAK-së do t’i adresojë katër çështje, skandale, probleme për të cilat qeveria e Kosovës nuk është duke i adresuar”.

“Tema e parë që po bëhet problem në nivel kombëtar ka të bëjë me rritjen e koston e jetesës. Sipas informatave që kemi, rritja e kostos momentalisht është problemi kryesor i secilit qytetar i Kosovës”, ka theksuar Tahiri, duke shtuar se “të  punësuarit në sektorin publik edhe në privat me pagat e tanishme janë kthyer në kategori të shoqërisë me probleme të mbijetesës sociale”.

“80 për qind që kanë pagë mbi 600 janë me kredi të ndryshme”.

“Çështja e dytë, problematike, skandal në veti është rezultati i Pisës, e cila dëshmoi degradimin e arsimit në këtë qeveri”.

“Nuk ka ndodhur asnjë planifikim mbi trendet në shkollë, mbi çfarë mësimdhënie në zonat urbane dhe ato rurale. 99 për qind teori, një për qind praktikë”.

“Çështja e tretë arrogancën ndaj shtresave vitale të shoqërisë, injorimi dhe ofendimi që i bëhet secilës kategori që lyp të drejtën e vet”.

“Çështja e katërt ka të bëjë me politikën e jashtme, diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje, asnjë anëtarësim në asnjë organizata ndërkombëtare, rroftë Gani Jakupi, po i del rroga”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo raportohet se pëlqehet nga gjiganti…