Tahiri: Djegia e flamurit të Kosovës në Zveçan kaloi me vëzhgim të qeverisë

26 shkurt 2024 | 09:50

Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas djegies së flamurit të Kosovës në Zveçan.

Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se ky veprim kaloi me vëzhgim të Qeverisë.

“Sovran me fjalë, vezhgues në sovranitetin e sigurisë – djegja e flamurit të Kosovës në veri kaloi me vezhgim te qeverisë”, shkruan Tahiri.

Kujtojmë se, persona të panjohur gjatë të shtunës i kanë vënë flakën flamurit të Kosovës në komunën e Zveçanit.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar KFOR-i. Në një njoftim për media KFOR ka bërë të ditur se gjendja në komunën e Zveçanit është stabilizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët e fundit një valë dezinformimi ka goditur kundërshtarin politik…