Tahiri: Do të hetohet edhe mbledhja online e qeverisë për rezervat shtetërore

21 shtator 2023 | 12:28

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka treguar se pse është i nevojshëm themelimi i komisionit parlamentar për rezervat shtetërore.

Duke i kundërshtuar pretendimet e shefes së grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ai ka thënë se deputet nuk do të bëhen hetues në këtë proces.

Ai ka thënë se do të hetohet edhe mbledhja online e qeverisë ku është vendosur për rezervat shtetërore.

“Ne nuk po kërkojmë me u bo hetues. Ne po kërkojmë ta përfundojmë mandatin tonë si deputet. Kam hyrë e kam bërë një hulumtim dhe e shihni mbledhjen e qeverisë. E keni vetëm një vendim. Siç duket ka qenë vetëm mbledhje online. Ka shumë çështje politike që kanë dërguar deri te marrja e këtij vendimi. Nga të dhënat në Komisionin hetimor për energjinë patëm edhe arrestime. Ato proces verbale të komisionit hetimor ju kanë shërbyer prokurorisë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një virus i ri është zbuluar në një pjesë toke.…