Tahiri: Draft-statuti i asociacionit duhet të dorëzohet në Kushtetuese para takimit Kurti-Vuçiq
Ish-krynegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëllimet e Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Tahiri ka thënë se draft-statuti i asociacionit është duke u hartuar fshehtas. Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se draft-statuti do të duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese para takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq më 2 maj në Bruksel.
Ajo ka thënë se qeveria nuk guxon të bëjë asociacion me kompetenca ekzekutive pasi që është në kundërshtim me Kushtetutën.
Ndërsa për bojkotimin e zgjedhje komunale në veri nga serbët, sipas Tahirit, është orkestruar nga Aleksandër Vuçiq dhe ka për qëllim që t’i jepet asociacionit me kompetenca ekzekutive.
“Bojkoti i serbëve te zgjedhjeve në veri i orkestruar nga Vuçiqi ka si qëllim që asociacionit t’i jepen kompetenca ekzekutive, por qeveria Kurti nuk guxon ta bej këtë sepse është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Prandaj, draft-statuti i asociacionit (që po hartohet fshehtas) duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese para të shkojë në takimin e Kurtit me Vuçiqin më 2 maj”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.