Tahiri: Drafti i Asociacionit mund të rinegociohet nga Bedri Hamza dhe jo nga Albin Kurti
22 maj 2024
| 10:39
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se drafti i Asociacionit mund të rinegociohet nga kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza.
Tahiri ka thënë se drafti mund të ndryshojë pasi të ketë një qeveri të re, duke shtuar se drafti mund të rinegociohet nga Hamza dhe jo nga Albin Kurti.
“Ky draft mund të rinegociohet nga Bedri Hamza e jo nga Albin Kurti sepse është produkt i dialogut të tij”, ka thënë Tahiri në emisionin “Click” në “RTV21”.