Tahiri: ‘Drejtësia 2020’ do t’ia ndërrojë ritmin e punës sistemit të drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se sot është mbajtur mbledhja e fundit e mekanizmit koordinues, Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit, në të cilin për vite institucionet tona dhe partnerët tanë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX dhe partnerët zhvillimor kanë koordinuar punën për avancimin e sistemit të drejtësisë.
Ai ka treguar se tani e tutje, këtë koordinim do ta marrë përsipër ‘Drejtësia 2020’ duke sjell një perspektivë të re të pronësisë së plotë dhe përgjegjësisë së plotë në zbatimin e obligimeve tona institucionale për një sistem të drejtësisë që është efikas, i përgjegjshëm, transparent dhe llogaridhënës.
“Jemi zotuar bashkërisht të gjithë se agjenda ‘Drejtësia 2020’ do t’ia ndërrojë ritmin e punës së institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe për këtë do të punojmë vazhdimisht për ta përmbyllur një herë e mirë tranzicionin dhe për ta vendosur drejtësinë në një kurs të pakthyeshëm të progresit, në të cilën do të kenë besim të pa rezervë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/