Tahiri: Dy raste kontakti dhe një rast i ri për të cilin po i gjurmojmë kontaktet

24 maj 2020 | 00:11

Tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sonte në Vushtrri.

Në lidhje me këtë, ka shkruar kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili ka lënë të kuptohet se dy nga këto raste janë të kontaktit, mirëpo për një të infektuar nuk dihet burimi.

“Duhet ndryshuar strategjia, duhet që të gjithë bashkë, por në veçanti institucionet qëndrore të fokusojnë energjite në vetedijesim per masat mbrojtese ndërsa jeta, ekonomia duhet të vazhdojë sa me normal që mundet”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Postimi i plotë i Tahirit:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sonte janë konfirmuar 3 raste me Covid 19 në Vushtrri, 2 raste kontakti dhe 1 rast i ri për të cilin po punojmë bashkë me IKSHPK që të gjurmojmë kontaktet.

Duhet ndryshuar strategjia, duhet që të gjithë bashkë, por në veçanti institucionet qëndrore të fokusojnë energjite në vetedijesim per masat mbrojtese ndërsa jeta, ekonomia duhet të vazhdojë sa me normal që mundet.

Përvoja e deri tashme me Coronavirus po na tregon që duhet të vazhdojmë me lehtesim të masave por me kujdes qytetarë.

I juaji

Xhafer Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premierliga po vazhdon të tronditet nga testet për Covid-19. Premierliga…