Tahiri e bart i vetëm flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse

04 shkurt 2022 | 11:17

Albin Tahiri do ta bartë i vetëm flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’.

Skitarja tjetër, Kiana Kryeziu, që ishte paraparë të mbante flamurin bashkë me skitarin Tahiri, nuk do të lejohet të marrë pjesë në ceremoni, sikurse trajneri Agim Pupovci.

Pupovci ka rezultuar pozitiv në njërin nga testet e përditshme për Covid 19 dhe përkundër se është asimptomatik dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë, ai është duke ndjekur rregullat e karantinimit, edhe pse testet e fundit jane negative.

Sipas organizatorëve, Kryeziu, është konsideruar si kontakt i mundshëm me persona tjerë, për çka nuk i lejohet të marrë pjesë në ceremoni, edhe pse është duke stërvitur dhe rezultuar negativ në testet për Covid 19.

Krahas ekipit tonë Olimpik, shumë ekipe Olimpike do të jenë të përgjysmuara në ceremoninë hapëse shkaku i kontaktit te personave me personat tjerë.

KOK-u ndjen keqardhje qe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për t’ia mundësuar Kianës dhe Agimit pjesëmarrjen, një gjë e tillë nuk ishte e mundur. Atyre iu urojmë fat dhe sukses gjate garave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud dha një intervistë të gjatë…