Tahiri e cilëson “të turpshme” mënyrën se si Borrelli do t’ia dorëzojë detyrën Kallasit

28 gusht 2024 | 09:34

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të mërkurën, derisa komentoi rreth procesit të ndryshimit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE), kritikoi shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për mënyrën se si do t’ia dorëzojë detyrën shefes së re të politikës së jashtme të BE-së, veçanërisht sa i përket “dosjes” së dialogut.

E emëruar zyrtarisht si kryediplomate e BE-së, ish-kryeministrja estoneze, Kaja Kallas, do ta ketë për detyrë edhe ndërmjetësimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ish-kryenegociatorja kosovare ka spikatur faktin se Borrelli largohet nga detyra pa arritur që t’i bindë Prishtinën e Beogradit për zbatimin e marrëveshjeve.

“Çfarë pranimi, dorëzimi i turpshëm i Borrellit – dikur [Catherine] Ashton kishte çfarë të dorezojë…”, ka shkruar Tahiri, duke kujtuar se nën ndërmjetësimin e ish-Përfaqësues së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ishin arritur disa marrëveshje në kuadër të procesit të dialogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dy raste të ndara, dy persona kanë mbetur të…